Modelet italiane dhe greke përballë qasjes së qeverisë shqiptare ndaj biznesit

Kryeministri italian Giuseppe Conte  shpalli paketën e ndihmës prej 400 milionë euro likuiditete dhe kredi bankare për kompanitë më të goditura në Italia. Kjo do t’i lejojë bankave që sipas vendimeve të mëparshme të ofrojnë kredi në vlerë më shumë se 750 miliardë euro si një përpjekje për të ndaluar rënien e ekonomisë së vendit. Masat e tjera të Italisë, parashikojnë që thesari të mbrojë bankat nga humbjet në 90% të kredive për të gjitha kompanitë, një lëvizje kjo që pritet të injektojë rreth 200 miliardë euro në ekonomi. Gjithashtu parashikohet pezullimin e pagesave të TVSH-së, për muajit prill dhe maj 2020 dhe lëshime të tjera në lidhje me taksat dhe tarifat për këto dy muaj.

Shpeshherë është kryer krahasimi me Shqipërisë me vendet si Italia dhe Greqia. Por pretendimi i kryeministrit Rama dhe ministrit Ahmetaj, është se vendi ynë nuk është kaq i fuqishëm ekonomikisht që të krahasohet me këto dy shtete. Por çështja nuk shtrohet te fondet, por te politika dhe modeli që ndjek qeveria shqiptare ndaj biznesit. Pra, te qasja e biznesit që rrezikon të falimentohet nga këto masa aspak lehtësuese që po merren. Nëse në Itali, qeveria do t’i japë kredi me interes zero apo më favorizues bizneseve, në Shqipëri atyre iu jepet me interes deri 2,85% dhe kjo për pagat tremujore.

Vendi ynë nuk krahasohet as me politikat ekonomike të Kosovës, e cila nuk do të aplikojë TVSH për prodhimet bazë që importohen.

Le të marrim Greqinë!

Shteti helen i jep 800 euro punëtorë të mbetur në mes katër rrugëve si “cash”. Kjo asistencë nuk taksohet, ndërsa shoqërohet me mbulim të plotë të sigurimeve shoqërore si dhe shtyrje të afateve tatimore e kreditore për 4 muaj.

Brenda prillit nga qeveria greke do të dalë edhe një paketë tjetër ndihmë, e cila parashikon kredi të buta, kthim direkt dhe pa kontroll për TVSH deri në 30.000 euro, programe subvencioni dhe heqje të tatim fitimit, si dhe masa të tjera mbështetëse për bizneset e prekura.

Tabloja që ofron Shqipëria është paga në vlerën minimale 26 mijë lekë dhe kjo përmes një skeme që do të zhysë më tej në borxhe bizneset e mëdha. Është e tepërt të mendosh faktin tjetër që Greqia po parashikon një fond të posaçëm edhe për ndihmën e medias, duke ofruar asistencë për gazetarët që mbesin si të papunë.

Ministrja e Financave, Denaj u mundua të justifikohej me faktin se Shqipëria nuk mund të marrë masa të tilla, pasi sipas saj, është më pak e prekur se Italia apo Spanja. “Atje situata është shumë e përshkallëzuar në krahasim me ne, ndaj edhe nevojiten ndihma më të mëdha”, theksoi Denaj, por harroi që detyra e qeverisë është që të mos gjendet e papritur ndaj një situate përkeqësuese ekonomike, por ta parandalojë në një farë mënyrë krizën.

Sot, Shqipëria ka vetëm 100 milionë euro që ka ndarë mënjanë Ministri i Coronavirusit, Arben Ahmetaj për biznesin e madh. Këto para mund të themi se janë virtuale, pasi asnjë biznes nuk do t’i përfitojë drejtëpërdrejtë, por do të përdoren bankat për të dhënë kredi dhe qeveria do të kompensojë normën e interesit mbi 2.85%. Kredi mbi kredi, borxhe mbi borxhe për biznesin shqiptarë…kjo është qasja e qeverisë aktuale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.