Me maskë në supermarket/ Basha del për të blerë ushqimet, ka një lutje për qytetarët (FOTO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sot për të bërë disa blerje për familjen e tij, ndërsa shprehet i kënaqur me respektimin e rregullave te distancimit social.

“Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës”, shkruan Basha në Facebook, ndërsa bën thirrje për respektimin e të gjitha udhëzimeve të institucioneve.

“Ndaj dua t’ju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër! Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim“, shkruan kryedemokrati. 

Në disa foto të publikuara nga Panorama, Basha është parë me maskë, teska bën blerjet për familjen e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.