Infermierja trondit botën, firmos testamentin dhe përgatitet të vdesë (FOTOT)

Një infermiere e re që ndodhet në vijën e parë të COVID-19 në Britani, është shprehur se tashmë ka shkruar testamentin e saj sepse ka frikë se mund të vdesë nga virusi vdekjeprurës.

Kate O’Flaherty nga Dublini tha se i ka thënë të dashurit të saj se ku mund ta gjente nëse do të sëmuret nga koronavirusi.

Në një letër të hapur 21-vjeçarja shkruajti: “Është një kohë e tmerrshme për të gjithë ne, ku edhe  punonjësit më me përvojë nga ne po mësojnë diçka të re.Vitin e kaluar, infermierët ishin në grevë pa dobi. Këtë vit, ne po konsiderohemi heronj. Ne nuk duam që ju të na quani heronj. Ne duam që ju të luftoni me ne, të siguroheni që infermierët, të marrë trajtimin dhe pagën që meritojnë. Ne kemi nevojë për të gjithë që të luftojmë së bashku”.

Përdoruesit e mediave sociale kanë ndarë mbështetjen e tyre për infermieren që po mendon për fundin e jetës së saj. Ky reagim vjen vetëm disa ditë pasi dy infermiere të reja vdiqën pasi kontraktuan virusin vdekjeprurës ndërsa punonin në vijën e parë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.