E keni parë Ermal Mamaqin tullac? Ja pamjet që nuk duhen humbur (FOTO)

U qeth tullac papritur: Ermal Mamaqi tregon për vendimin e tij dhe ndan momente nga karantina

Vetëm pak ditë më parë, Ermal Mamaqi, mori një vendim i cili i habiti të gjithë.

Teksa qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij, në mungesë të një berberi ai u qeth tullac dhe videon momentit epik e ndau në rrjetet sociale.

Ndërkohë pasditen e djeshme, aktori i dashur për publikun ishte i ftuar në emisionin “Rudina” dhe tregoi se si e mori këtë vendim të papritur.

“Ishte e momentit, një nga improvizimet e çastit, e shfrytëzova për të qenë edhe më rehat kështu sepse të them të drejtën kur rriten flokët nuk ke berber ose parukier”, tha ai.

Në lidhje me vetëizolimin, Mamaqi u shpreh se është ambientuar shumë mirë, por gjithsesi është një pjesë e jetës që do ta mbajë mend gjatë.

“Jemi ambientuar, do thosha aq shumë jemi ambientuar sa nuk e di si do ndyshojmë që të shkojmë në punë kur të lirohemi. Është një pjesë e jetës që do ta mbaj mend gjatë”, vijoi Mamaqi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.