Cekja i Beratit në karantinë: U çamë me hashure, zihem me gruan se në shtëpi s’ke ç’bën tjetër!

Sejfulla Myftari ishte i ftuar ditën e sotme në  emisionin “Vizioni i Pasdites”, për të treguar më tepër mbi ditët e tij në vëtizolim. Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.

“Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë hashure, darkë më darkë hashure.

Edhe zihemi! Po ndenje në shtëpi do bësh debate, do zihesh. Më thoshte ime shoqe “nuk u mblodhe njëherë në shtëpi”. Ja i thashë u mblodha…Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një minilulishte që kemi afër, tek pull vetëm.

Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë…”! Myftari u shprehu se i mungon shoqëria dhe qyteti i Sarandës, në të cilin kalonte çdo fundjavë para se të vetizolohej në shtëpinë e tij.  “Më mungojnë daljet, shoqëria. Dhe Saranda, se kam shtëpi aty dhe në Pogradec. Të paktën një herë në javë jam aty. Plus koncertet të cilat shumë u anuluan. Dasmat, pa lëre koncertet”, përfundoi me humor ai.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.