Britani/ Dita e tretë në spital, si është gjendja e kryeministrit Johnson?

Kryeministri Boris Johnson po përmirësohet dhe tanimë rri i ulur në krevatin e tij në spital, ndërsa sot është dita e tretë që ai po mjekohet, pasi u infektua me COVID-19.

Kancelari Rishi Sunak tha se gjendja e kryeministrit të Britanisë është dukshëm më e mirë, ndërkohë që kujdesi nga shërbimi shëndetësor ka qenë ekselent.

Në Londër ditën e nesërme do të ketë një takim të katër shteteve, Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, ku do të diskutohet për karantinimin dhe se kur mund të ndryshojnë masat kufizuese. Por kancelari tha se do të jetë e vështirë që kjo të ndodhë së afërmi.

Johnson ka qenë një ndër kundërshtarët e vetëizolimit, por ai u detyrojë të ndryshojë qëndrim me rritjen numrit të infektuarve.

Ndërsa ditën e djeshme shfaqi probleme serioze me frymëmarrjen për shkak të virusit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.