Anulohet samiti i Zagrebit, ja kur do të merret vendimi për negociatat

Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që duhet të zhvillohej në 7 maj në Zagreb, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Presidenca e BE-së, e mbajtur aktualisht nga Kroacia, njoftoi se për datën e re dhe mënyrën e zhvillimit të samitit do të bien dakort më vonë, në varësi të situatës.

“Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një datë të ri në qershor, nëse këtë e lejon situata me COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Në të kundërt, nëse nuk do të jetë e mundur mbajtja e takimit fizik, do të sugjerohet zhvillimi i tij me lidhje video para përfundimit të presidencës kroate të BE-së, në 30 qershor”, theksohet më tej. Samiti i Ballkanit Perëndimor në Zagreb u planifikua si një prej eventeve kryesore të presidencës kroatë. Qëllimi i tij ishte të mblidhte bashkë drejtues të BE-së dhe të rajonit për të parën herë që nga samiti I Sofjes, majin e vitit 2018.

Samiti i Zagrebit duhet të ishte eventi që do të nxiste nisjen e takimeve të rregullta mes Ballkanit Perëndimor dhe Unionit, të cilat të zhvilloheshin të paktën një herë në vit.

Një tjetër objektiv i presidencës kroate lidhur me Këshillin, dhënia e dritës jeshile për nisjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përpara këtij samiti, u arrit. Gjermania do të jetë shteti tjetër anëtar i BE që do të marrë Presidencën e Këshillit të BE-së në muajin korrik.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.