Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rëndohet bilanci, ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus në Kosovë

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Një tjetër pacient ka humbur jetën sot në spital, duke e çuar në 4 numrin e viktimave.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës. Sipas ShSKUK?së, pacienti I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi.

Ky është njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19, pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.

Të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente

F. M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G. M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv. Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive.

Stafi i Klinikës Emergjente ka qenë dhe është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19. Po ashtu, menjëherë është bërë dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente, sipas rekomandimeve dhe udhëzusve të IKSHPK-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore