Pas Italisë dhe Spanjës, ja dy shtetet europiane që pritet të goditen fort nga koronavirusi

Italia, e pas saj Spanja, u kthyen në vendet europiane që mbajtën më fort peshën e koronavirusit. Me 16.523 vdekje e para  e 13.798 e dyta, ato u kthyen në shembullin e frikshëm se çfarë mund të bëjë epidemia e mbërritur nga Kina po nuk u moren masa drastike që në fillim. Por studiuesit ngrenë një pyetje.

A janë këto dy vende vërtet të goditurit më keq në Europë, apo ishin thjesht të parat që u përballën me situatën, dhe i njëjti fat tani pret edhe të tjera pas tyre? Për këtë nuk ka ende një përgjigje të qartë, por shifrat nga Britania e Madhe, 51.608 të infektuar dhe 5.373 të vdekur, bilance këto që po lëvizin me shpejtësi, tregojnë se nuk është çudi nëse shpejt mund të bëhet ajo epiqendra e pandemisë në kontinentin e vjetër.

Këtij skenari ka gjasa të mos i shpëtojë as Franca që është bërë vendi i pestë në botë duke tejkaluar Kinën për nga numri i të infektuarve, si dhe vendi i tretë në Europë për nga numri i jetëve të humbura. Aktualisht në këtë vend janë të infektuar 98 mijë përsona, e 8.911 tjerë kanë humbur jetën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.