Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Karantina "çmend" 42-vjeçarin në Fier, dhunon prindërit dhe vëllanë

Karantina ka "çmendur" një 42 vjeçar në Fier, i cili raportohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

Policia njofton se specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. S, 42 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas të dhënave, izolimi në shtëpi ka sjellë një rritje të dhunës në familje kudo në botë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore