Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Byzylykë elektronikë për.../ Si do e luftojë Koreja e Jugut koronavirusin

Qeveria e Koresë së Jugut po mendon të fusë në përdorim byzylykët elektronikë me qëllimin të mund të monitorojnë sa më shumë njerëz që janë futur në vetëizolim, me shpresën se do të parandalojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë, Jun Tae-ho, tha se pajisje të tilla mund të ndihmojnë që të gjurmohen dhe kontrollohen më lehtë personat e izoluar. Shumica e banorëve në karantinë i kanë respektuar rregullat, u shpreh ai, por ka pasur edhe shkelje.

Jun megjithatë, e pranoi se ka shqetësime lidhur me këtë masë sa i takon respektimit të privatësisë.

Numri i personave të futur në karantinë është rritur dukshëm nga java e kaluar, kur Koreja e Jugut filloi përgatitjen e karantinimit 14-ditor për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashtë, me qëllimin të parandalohet përhapja e infeksionit. Ky vend ka 192 të vdekur nga Covid 19 dhe 10.331 raste të sëmundjes. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut, ka njoftuar se të paktën 802 persona të infektuar kanë lidhje me persona të ardhur nga jashtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore