Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Boris Johnson nuk ka pneumoni! Dilema për valixhen bërthamore, kush i mban kodet?

Pasi kaloi një natë të vështirë në terapi intensive, raportohet se gjendja shëndetësore e Boris Johnson është stabilizuar.

Kryeministri britanik u infektua me koronavirus 12 ditë më parë. Burime pranë qeverisë thonë për mediat britanike se Johnson nuk ka pneumoni dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Në gazetat britanike që mëngjesin e sotëm i kishin kushtuar analiza të gjera situatës politike, janë ngritur pikëpyetjet për valixhen bërthamore.

Qeveria britanike nuk deshi të tregonte se kush është përgjegjës për raketat bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë qëndrimit në spital të Kryeministrit Johnson.

Intervistuesit të BBC-së i cili e pyeti nëse çantat me kodet bërthamore i ishin kaluar Ministrit të Jashtëm Dominic Raab, Ministri i Kabinetit Michael Gove këtë mëngjes iu përgjigj: ?Janë zbatuar protokollet e testuara mirë. Por unë nuk mund të flas për çështje të sigurisë kombëtare?.

Mbretëria e Bashkuar është një nga pesë fuqitë bërthamore zyrtare dhe ka katër nëndetëse bërthamore të armatosura me raketa balistike Trident me koka bërthamore. Vendi ka afro 215 raketa bërthamore, por vetëm 120 besohet të jenë operative, shkruan Reuters. Vetëm Kryeministri ka kodet që lejojnë urdhërimin e një sulmi bërthamor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore