Amerika si Spanja, bilanci i vdekjeve kapërcen 10 mijë

Bilanci i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit ndjeshëm duke kapërcyer 10.000, një numer ky që të kujton se më cfarë ritmesh u përkeqësua situata në Itali apo Spanjë, ku cdo ditë arriti të shënonte qindra të vdekur.

Gati gjysma e viktimave në Shtetet e Bashkuara, janë në shtetin e Nju Jorkut. Vendi ka hyrë në atë që kryekirurgu Jerome M. Adams e paralajmëroi si “ javën më të vështirë dhe të trishtuar për shumicën e amerikanëve”.

Të dhënat e fundit nga Universiteti e vendosnin numrin e vdekjeve në 10,524 dhe të infektimeve në 362,759, shifra më e lartë kjo në botë.

Epidemia po shfaq zona të reja shqetësuese si në Pensilvani, Kolorado dhe në kryeqytetin e vendit, Uashington ku numërohen mbi 1000 raste. Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë dhënë alarmin për efekte shqetësuese anësore të masave të ndalim-qarkullimit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po u bën thirrje qeverive të mbrojnë gratë, pasi është vërejtur një rritje alarmuese e dhunës në familje në këtë periudhë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.