Aksident me rrugët bosh, makina kthehet përmbys në Tiranë (FOTOT)

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në zonën e Astirit në Tiranë.

Siç mund ta shihni nga fotot e siguruara nga gazetarët e SHQIP, një mjet tip smart është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pas mesdite edhe pse me rrugët bosh për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.