Shqetësuese/ Në Spanjë, një ceremoni varrimi çdo 15 minuta

Numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 13 mijë. Situata në vend është mjaft shqetësuese, aq sa autoritetet vendore kanë raportuar se kryhen ceremoni varrimi çdo 15 minuta. Varreza “La Almudena” në Madrid, më e madhja në vend informoi se numri i viktimave ka qenë shumë i madh.

Për shkak të numrit të madh të ceremonive mortore, priftërinjtë janë detyruar të qëndrojnë jashtë kishave, ndërsa u kanë dhënë bekimet e fundit viktimave të mbartur në makinat mortore, që ose janë çuar në krematoriume, ose janë varrosur.

Në Spanjë nuk lejohen më shumë se pesë veta në një funeral. Vetëm ditën e hënë në Spanjë u regjistruan 637 viktima.

Spanja është e dyta në Evropë sa i përket numrit të të vdekurve pas Italisë, por shifrat nga dita në ditë po bien.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.