Pas ndarjes nga Aleksi/ Rudina Dembacaj tregon ku i bën shërbimet makinës, ja si reagon ish-burri mekanik (FOTO)

Që në daljen e saj të parë në ekran, Rudina Dembacaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me talentin e saj. Ndërkohë së fundmi ajo është kthyer në një nga aktoret shqitare më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Gjatë këtyre ditëve ku i gjithë vendi është në izolim si pasojë e koronavirusit, Rudina një pjesë të mirë të kohës ua dedikon fansave të saj.

Aktorja e moderatorja e njohur ka bërë shumë shpesh biseda me ta, duke u dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Së fundmi një ndjekës e ka pyetur se “ku ia bën shërbimet makinës, tani që është ndarë nga Aleksi”.

Por edhe pse e ndarë nga Aleksi, Rudina ka treguar se ajo shkon sërish tek ai kur ka problem makina e saj.  Ajo madje e ka etiketuar te përgjigja e saj dhe ai më pas e ka ripostuar në “Instastory”.

Kujtojmë se edhe pse Dembacaj ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin, Mark Frroku, ajo mban një lidhje të afërt dhe shumë miqësore me ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.