Majko tregon zgjidhjen për shqiptarët e bllokuar në kufi me Greqinë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko tha se i vinte keq për shqiptarët e bllokuar në kufi me Greqinë, por nisur nga rrethanat e jashtëzakonshme, kjo ishte e pashmangshme. Ai tha në “Open”, se kurrë nuk do të ndodhte që shqiptarët të mos të lejoheshin të futeshin në atdheun e tyre.

“Më vjen shumë keq për ata persona. Shteti shqiptar sot është në karantinë.Për ato persona që janë atje do të ketë një përjashtim të fundit. Këshilli i Koordinimit i Diasporës ka ofruar që të paguajë hotelin për karantinimin. Ky është grupi i fundit. Kjo do të thotë që nuk do të ketë të tjerë. Jemi një shtet në karantinë. Ne kemi dëgjuar specialistët që na kanë thënë mbyllni çdo kufi. Prandaj për ato 30 persona të mbetur në Kapshticë do të ketë një përjashtim i cili është i fundit”- tha Majko në “Open”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.