Koronavirusi/ Alarm në Kinë, 20 mijë vetë thyejnë rregullat e dynden në park (fotot)

Frika për një valë të dytë infektimi me COVID-19 në Kinë është rritur, pasi 20 mijë turistë mësynë një park në Kinë. Më 25 janarin e shkuar, parku kombëtar “Huangshan” në provincën indore të Anhuit u mbyll për shkak të përhapjes së koronavirusit, por tani autoritetet e kanë lënë hyrjen të lirë, në përpjekje për të rritur turizmin goditur rëndë.

Fotot tregojnë me mijëra turistë të cilët rrinë afër njëri-tjetrit ndërsa ecin në parkun e njohur, e të shumtë janë ata të cilët nuk mbajnë distancën prej 2 metrash të kërkuar për të shmangur përhapjen e virusit.

Autoritetet të papërgatitura për një fluks të tillë u detyruan të mbyllnin portat, e me mijëra turistë të tjerë ngelën jashtë. 5300 turistë u paraqitën në portat e parkut për të prerë bileta çdo orë, duke krijuar kështu shqetësime.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.