Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dekreti/ Conte: 400 miliardë euro për kompanitë italiane, do të ketë një pranverë të re

"Me dekretin e sapo aprovuar, ne japim një likuiditet të menjëhershëm prej 400 miliardë eurosh për sipërmarrjet tona, 200 për tregun brendshëm, 200 të tjera për të forcuar eksportet. Është një fuqi zjarri". Kjo është deklarata e kryeministrit Giuseppe Conte në konferencë për shtyp, pas aprovimit të dekretit.

Sipas kreut të qeverisë, ky është një instrument shumë efikas për të tuteluar të gjitha sipërmarrjet që kryejnë aktivitete me rëndësi strategjike

Ai shtoi se ky është një instrument që do ti japë mundësi qeverisë që të ndërhyjë në rastin kur ka blerje të aksioneve mbi 10% brenda unionit.

Një nga synimet e shtetit është që të ofrojë garanci, e do të fuqizohet fondi qendror. Conte beson se kur gjithçka të përfundojë në vend do të ndodhë një pranverë e re e Italia do të marrë frytet e këtyre sakrificave.

Kryeministri shtoi se kjo është emergjencë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike dhe sociale. "Në prill do të kemi instrumente që do të mbrojnë familjet si edhe punëtorët, sidomos ata në vështirësi".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore