Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptarët e bllokuar në kufi,  Basha: Të strehohen te karantina në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që qeveria të mos i lërë shqiptarët e bllokuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, por t'i marrë dhe t'i strehojë në qendrën e ngritur nga qeveria në Durrës, qendrën ushtarake të pushimit, e kthyer si qendër izolimi.

"Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.  I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre", shprehet Basha.

Kryedemokrati thekson se  "është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale".

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/515860075956684/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore