Serbi/ Theu karantinën, 3 muaj arrest shtëpie për ish futbollistin e Parmës

Futbollisti i Serbisë Aleksandar Prijovic u arrestua nga policia pasi theu rregullat e karantinës. Autoritetet duket se nuk tolerojnë askënd për shkeljen e masave izoluese të vendosura për shkak të koronavirusit.

Edhe ish lojtari i Parmas është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie pasi shkeli masat e vendosura në Beograd.

Autoritetet arrestuan sulmuesin 29 vjeçar dhe 19 persona mbrëmjen e së premtes të tjerë të cilët ishin mbledhur në lokalin e një hoteli për të festuar.

Ai është lojtari i dytë serb që arrestohet për shkeljen e këtyre masave ku më parë autoritetet ndaluan dhe lojtarin e Real Madridit, Luka Jovic.

Ky i fundit po shkonte në një lokal në Beograd për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij.

Ndërkohë të gjithë personat që i shkelin këto masa mund të dënohen deri në 3 vite burg.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.