Real Madridi ka një objektiv të vështirë për në verë, a do ta marrë dot yllin e Anglisë?

Real Madridi ka nisur nga puna për të sjellë në “Santiago Bernabeu” një nga sulmuesit më të mirë të momentit. Ai është ylli i Tottenham-it dhe i Anglisë, Harry Kane.

Synimi i skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane është që ta blejë në merkaton e verës. Por drejtuesit e dinë se kjo nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Vetëm lojtari e ka thënë se ai mund të ndryshojë ekip, nëse “Spurs-at” nuk bëjnë përparime, duke investuar në lojtarë për t’u përforcuar, apo nuk fitojnë trofe.

“Galaktikët” e dinë se nuk ka për të qenë aspak e lehtë për ta marrë anglezin, por Zidane do me pa tjetër një bomber në sulm, duke qenë se ofensiva nuk ka dhënë ato që ai priste.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.