Prej 10 ditësh i sëmurë me COVID-19, kryeministri i Britanisë dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, është dërguar në spital, ndërsa prej 10 ditësh është i vetizoluar i infektuar me COVID-19.

BBC raporton se Johnson ende vuan nga simptomat e sëmundjes dhe do t’i nënshtrohet testeve si një masë paraprake, me këshillën e mjekut të tij.

“Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin. Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.