Paralajmërimi i frikshëm/ Në SHBA do të ketë shumë të vdekur nga koronavirusi dy javët e ardhshme

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundje paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë shumë viktima në SHBA, për shkak të COVID-19. Ai theksoi se faza kulmore po vjen në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të jetë ndoshta periudha më e vështirë, mes kësaj jave dhe të ardhmes dhe për fat të keq do të ketë shumë vdekje”.

Ndërkohë, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend, Dr. Anthony Fauci sugjeron se për të matur përparimin është më mirë të vendoset fokusi tek një tjetër shifër.

“Ndërsa mund të shohim rritje të rasteve të vdekjeve, duam të përqendrohemi tek efekti i masave zbutëse, që reflektohet tek numri i rasteve të reja”, tha ai.

Po të shtunën, Presidenti Trump foli me drejtues të sporteve që po përballen me stadiume të zbrazëta në fillim të prillit. COVID-19 shkaktoi shtyrjen e sezonit të bejsbollit.

Presidenti Trump tha se paketa e ardhshme e stimujve ekonomikë duhet të ketë më shumë ndihmë për bizneset e vogla, si edhe ulje taksash për ligat sportive. Ai do që njerëzit t’u rikthehen stadiumeve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.