“Në Shqipëri janë shtuar rastet me Covid-19”, Pipero replikon me profesor Rukën

Mjeku Pëllumbi Pipero i është përgjigjur profesor Ethem Rukës, i cili shprehte shqetësimin në lidhje me rritjen e kurbës së të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri, duke shtuar edhe rastet e të infektuarve, por edhe të vdekjeve në Shqipëri. Profesor Ruka kishte publikuar edhe një grafik mbi shifrat të prekurve, duke u shprehur se nëse nuk parandalohet atëherë, karantinimi nuk ka dhënë efektet e duhura.

Por mjeku i njohur Pëllumbi Pipero e kundërshton, duke thënë se izolimi dhe masat e marra po japin rezultate.

Image may contain: text

“Numrat janë relativisht të lartë pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultojnë familjare. Ne presim pak a shumë të njëjtat numra dhe në javën që vjen, unë e kam quajtur sheshpushim, e mandej fillimin e rënies së kurbës. Por ka tre indikatorë të rëndësishëm në ecurinë e kësaj kurbe, së pari masat e mara nga qeveria kombinuar me këshillat tona, së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre, së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi. Nëse njeri nga këto komponentë ka çaluar kurba nuk do jetë ajo qe presim, por ajo që shohim jo larg nesh, në Itali, Spanjë apo dhe më tej!”, shkruan Pipero. Mjeku më pas i përmend rast e shërimit të gruaje të moshuar nga Vlora, e cila së bashku me tre pjesëtarët e familjes së saj është shëruar.

Postimi i plotë/ Një grafik dhe një letër!

E fillova kështu këtë postim nisur nga shqetësimi i Prof. Ethem Ruka për kurbën që tregon ecurinë e epidemisë në vendin tonë, duke e falënderuar profesorin e nderuar, por dhe duke shpjeguar se nisur nga ecuria e Covid -19 në vendet e tjera edhe ne prisnim që kjo jave të mbyllej pak a shumë me këto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, një kulm i butë ky falë masave të mara nga qeveria, në koheen e duhur sipas meje!

Numrat janë relativisht të lartë pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultojnë familjare. Ne presim pak a shumë të njëjtat numra dhe në javën që vjen, unë e kam quajtur sheshpushim, e mandej fillimin e rënies së kurbës. Por ka tre indikatorë të rëndësishëm në ecurinë e kësaj kurbe, së pari masat e mara nga qeveria kombinuar me këshillat tona, së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre, së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi. Nëse njeri nga këto komponentë ka çaluar kurba nuk do jetë ajo qe presim, por ajo që shohim jo larg nesh, në Itali, Spanje apo dhe më tej!

Image may contain: text

Po e vazhdoj postimin me një leter të Nënë Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar në spital së bashku me tre pjesëtarë të familjes së saj me Covid 19, sot të gjithë të shëruar. E fundit doli nga spitali Nënë Veziko, e moshuar por luftarake deri më fund, dhe së bashku me ne ia doli, fitoi ndoshta betejën më të vështirë të jetës së saj, fitoi mbi Covid 19. Të shkuara dhe jete të gjatë Nënë Veziko.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.