Kosovë/ Konfirmohen pesë raste të tjera me Covid-19

Në Kosovë janë konfirmuar edhe pesë raste të tjera me koronavirus.  Lajmi u dha nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e shtruara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook.

IKSHKPK-ja ka theksuar se rastet pozitive janë raste kontakti, ku 3 janë nga Malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, theksohet në njoftim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.