Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan? Detaje tronditëse, stafi u spërkat me gjak

Nuk përjashtohet teoria e laboratorit në Wuhan?? Mediat britanike: stafi u spërkat me gjak!

Zyrtarët britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar vërtetë nga një incident në një laborator kinez, thotë Mail on Sunday. Duke cituar burime të larta qeveritare, ajo shkruan se ndërsa "ekuilibri i këshillave shkencore" vazhdon të mbështesë idenë se virusi vdekjeprurës kaloi për herë të parë te njerëzit nga një treg i kafshëve të gjalla në Wuhan, nuk "përjashtohet më plotësisht ideja se "virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez".

Një anëtar i Cobra-s, komitetit të emergjencës së drejtuar nga vetë kryeministri Boris Johnson, tha mbrëmë se ndërsa të dhënat e sherbimeve inteligjente nuk e hedhin poshtë faktin që virusi është "zoonotik" - me origjinë nga kafshët ?, nuk hidhet poshtë edhe mundësia që ai të jetë përhapur pas daljes nga një laborator në Wuhan.

Anëtari i Cobra-s, i cili merr njoftime të detajuara sekrete nga shërbimet e sigurisë, tha se : 'Ekziston një pamje alternative e besueshme për teorinë zoonotike bazuar në natyrën e virusit. Ndoshta nuk është rastësi që ekziston ai laborator në Wuhan", tha zyrtari.

Wuhani është shtëpi e Institutit të Virologjisë, laboratori më i përparuar i llojit të tij në Kinën kontinentale. Instituti 30 milionë paundësh, gjendet 16 kilometra larg tregut të kafshëve të egra që besohet të kete qenë burimi i sëmundjes. Gazeta shtetërore kineze People's  Daily shkruante tha vitin 2018 se laboratori ishte i aftë  "të kryente eksperimente me mikroorganizma shumë patogjenë", sic është virusi vdekjeprurës i Ebolës. Shkencëtarët e këtij instituti ishin të parët që sugjeruan se genomi i virusit ishte 96 përqind i ngjashëm me atë që zakonisht gjendet tek lakuriqët e natës. Por, megjithë reputacionin për siguri të lartë, ka pasur raporte të paverifikuara lokale se punonjësit në këtë institut u infektuan pasi u spërkatën me gjak, dhe më pas ia kaluan infeksionin popullatës lokale.

[gallery ids="1021842,1021841,1021843,1021844"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore