Afati i fundit i UEFA dhe skenarët: Ja kur do mbyllen sezonet dhe Kupat e Europës

Koronavirusi ka bllokuar çdo aktivitet jojetik në botë, duke futur në kaos edhe futbollin.

UEFA po studion disa plane rreth Champions dhe Europa League, por ideja nuk ndryshon: sezoni duhet të mbyllet. Alexander Ceferin ka vendosur edhe kufirin e fundit, përtej të cilit nuk duhet të shkohet.

Në një intervistë për televizionin ZDF, Ceferin tha se deri më 3 gusht gjithçka duhet të përfundojë.

“Gjithçka duhet të ketë përfunduar deri më 3 gusht. Përfshirë këtu Champions dhe Europa League”, ka thënë numri një i UEFA-s. Për të arritur këtë kufi kohor të gjitha opsionet janë të hapura. Një gjë është e sigurt: me mire të luhet pa tifozë sesa të mos luhet fare.

“Mund të luhet me këtë sistem, ose me eliminim direkt. Për momentin qëndron teorikisht edhe mundësia e “Final Eight” apo “Final Four”. Sigurisht, pëpara futbollit vjen shëndeti. Vendimi më i gabuar do të ishte ai për të luajtur duke rrezikuar futbollistët, tifozët dhe arbitrat. Por nëse është e sigurt se nuk rrezikohet shëndeti, atëherë nuk shoh asnjë problem. Sporti sjell energji. Kemi nevojë për sport. Njerëzit janë nervozë dhe në ankth. Sidoqoftë, mendojmë se është më mirë të luhet me dyer të mbyllura dhe njerëzit të shohin futboll në televizion”, është shprehur presidenti i UEFA-s, duke nënvizuar faktin se çdo gjë do të varet nga qeveritë dhe autoritetet e secilit vend dhe masave që do të merren në të ardhmen.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.