Viktima e 19 e koronavirusit/ Shkoi e vetme në spitalin Infektiv, e moshuara vuante nga artriti

E moshuara 84 vjeçare, 4 ditë më parë u paraqit e vetme në Spitalin Infektiv të Tiranës. Sipas burimeve ajo jetonte e vetme dhe për shkak të dhimbjeve është drejtuar për në Infektiv, ku stafi e ka marrë menjëherë dhe e ka futur në terapi intensive.

Por, nuk ka mundur të jetojë. Gjendja e saj ka qenë e rënduar dhe përveçse ishte me koronavirus vuante edhe nga zemra. Ajo gjeti vdekjen nga infarkti kardiak. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.