Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vazhdon “mallkimi” për familjen Kennedy, zhduket në det mbesa bashkë me të birin

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vogël 8-vjeçar. Maeve Kennedy Mckean dhe i biri, Gideon janë zhdukur në det ndërsa udhëtonin me një kanoe në gjirin Chesapeake. Ka qenë bashkëshorti i Maeve, David Mckean, i cili në një postim në Facebook ka bërë me dije se e ka të qartë se e shoqja me të birin, kanë vdekur.

Rojet bregdetare kanë kërkuar dhe operacioneve të kërkimit iu janë bashkuar dhe policia e Maryland dhe helikopterët e saj. Nënë e bir janë zhdukur që mbrëmjen e të enjtes.

Maeve Kennedy mckean është vajza e ish-zv /guvernatorit të Maryland, Kathleen Kennedy Toënsend, e bija e Robert F. Kennedy dhe Ethel Kennedy. Ajo është e martuar me David mckean, një avokat i të drejtave civile në Ëashington D.C., dhe është nëna e katër fëmijëve.

E zhdukura punon në Universitetin Georgetoën në Ëashington. Familja Kennedy është një nga familjes që kanë pasur humbjet më të mëdha ndër vite. Gjithçka ka nisur me atentatin ndaj John F. Kennedy në 1963 dhe Robert F. Kennedy në 1968. Këto ngjarje u pasuan me vdekjen e parakohshme të shuëm anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje. Madje ekziston një shprehje që quhet "mallkimi i Kennedy".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore