Sa dhimbje! Vdiq nga koronavirusi, 13-vjeçari varroset pa familjen e tij (FOTO)

Kjo është historia rrëqethëse e familjes britanike, e cila u detyrua të qëndronte në izolim gjatë varrimit të djalit të tyre, i cili vdiq nga koronavirusi.

Sipas mediave të huaja, dy motrat e Ismail Mohamed Abdulwahab, 13-vjeçari i cili vdiq pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, kanë shfaqur po ashtu simptoma të sëmundjes.

Ndërkaq nëna e 13-vjeçarit dhe gjashtë motrat e tij janë detyruar të izolohen në shtëpinë e tyre në Brixton të Anglisë, dhe nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në funeralin e tij.

Aiu varros në varrezat myslimane në Chislehurst, nga ndërmarrësit që ishin të pajisur me mjete mbrojtëse, dhe disa të afërm që ndoqën funeralin nga larg.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.