Qytetet ku ndodhen të 145 të vetizoluarit, Dibra, me asnjë të prekur nga COVID-19

Tiranë, Durrësi, Shkodra dhe Fieri janë katër qarqet që kanë numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi. Këto katër qarqe mbajnë edhe numrin më të lartë të personave të vetizoluar. Sipas të dhënave zyrtare 55 shtetas në Tiranë janë vetizoluar, ndërsa 31 prej tyre po marrin trajtim në spital. Për qarkun më të madh në Shqipëri ka 169, por edhe numrin më të lartë të shëruarve me 68, por edhe me 11 të vdekur. Katër shtetas të prekur rezultojnë të jenë në terapi intensive.

Durrësi është qarku i dytë më 38 raste, me 3 të vdekur, 7 të shëruar. Në qytetin ku shënua viktima e parë nga Covid-19 në fillim marsi, ka 28 të prekur, dy janë në një terapi intensive, 6 në një mjekim spitalor, ndërsa 20 janë të vetizoluar.

Shkodra është vatra më e re dhe më frikshme sa i përket numrit të prekurve, duke kaluar qarkun e Fierit. Në zonën e veriut të Shqipërisë ka 35 të prekur, dy të shëruar. Shifrat zyrtare bëjnë të ditur se tetë persona janë në një terapi intensive dhe 25 shtetas janë të vetizoluar. Në këtë qytet janë kryer 121 testime.

Dibra është qarku që deri më tani ka asnjë rast të prekur nga Covid-19. Ndërsa Berati ka vetëm 1 të prekur dhe ai i është nënshtruar mjekimit spitalor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.