Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit: Pas Covid 19, bota do të jetë krejt ndryshe

Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një "katastrofë ekonomike" që mund të zgjasë për breza të tërë. Ky skenar sipas tij, mund të ndodhë nëse nuk merren masat e duhura.

Kissinger, i cili shërbeu gjatë kohës së presidentit Nixon dhe presidentit Ford, e shkroi një pjesë të opinionit për Ëall Street Journal të Premten, ndërsa shtonte se "kjo situatë mund t?ia vërë flakën botës".

96-vjeçari beson se Shtëpia e Bardhë ka bërë ?një punë të mirë për të shmangur katastrofën e menjëhershme?, por shton se qeveria duhet të punojë me efikasitet dhe në një mënyrë largpamëse për të mposhtur sëmundjen, jo vetëm për të rimarrë besimin e amerikanëve, por edhe të botës.

Ai thotë se SHBA-të duhet të punojë shpejt për të gjetur një kurë, një hap për të rindërtuar ekonominë globale dhe për të mbrojtur "rendin botëror liberal", duke shtuar se as vëtë SHBA-të nuk munden me një përpjekje thjesht kombëtare të kapërcejë virusin".

Kissinger shkruan:

"Kur pandemia e Covid-19 të mbarojë, shumë vende, institucione do të perceptohen sikur kanë dështuar. Nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë është e parëndësishme. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pas koronavirusit".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore