
Dalin shifrat/ 5 mijë shqiptarë milionerë para koronavirusit, frikë për paratë në banka
Numri i shqiptarëve që zotërojnë mbi 2.5 milionë lekë depozita bankare u rrit gjatë vitit 2019. Mbështetur në të dhënat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, ky numër arriti në 96 mijë, rreth 5 mijë më shumë krahasuar me vitin 2018.
Të marrë së bashku, këta individë, që përbëjnë rreth 3.3% të shqiptarëve, zotërojnë rreth 551 miliardë lekë depozita bankare. Krahasuar me vitin 2018, vlera e depozitave të këtyre individëve është rritur me rreth 35 miliardë lekë.
Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 425 miliardë lekë. Mbështetur në shifrat e vitit të kaluar, detyrimi total i ASD përfshin depozita totale në vlerën e 709 miliardë lekëve. Nga këto, 665 miliardë lekë ose pothuajse 94% depozita bankare të individëve dhe rreth 38 miliardë lekë janë depozita të shoqërive tregtare.
Pjesa e mbetur, prej rreth 6 miliardë lekësh, janë detyrime eventuale për kompensim të depozitave të shoqërive të kursim-kreditit. Fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për sigurimin e depozitave vitin e kaluar arriti në 43 miliardë lekë, në rritje me 11% krahasuar me vitin 2018. Kjo shumë mbulon 6.15% të vlerës së siguruar të depozitave, çka përfaqëson edhe nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Ligji për sigurimin e depozitave parashikon që ky raport të jetë të paktën 5% dhe prej katër vjetësh fondi i sigurimit të depozitave qëndron sipër nivelit ligjor të kërkuar.
Sipas ligjit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron depozitat bankare të individëve dhe shoqërive tregtare deri në 2.5 milionë lekë, si edhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.
Mes shqiptarëve ka një frikë, nëse do të mund të ruhen sigurimet e tyre mbi këto vlera.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Eksperti i ISHP-së tregon pse duhen mbajtur maskat në çdo ambient

Shtetrrethimi dhe ora policore/ Zbardhet vendimi i plotë i Komitetit: Për tre javë...

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur korçare, i prekur edhe bashkëshorti
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
