Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vdes serbi i parë në Kosovë nga koronavirusi

Një pacient i infektuar me koronavirus nga Leposavici, në veri të Kosovës, ka ndërruar jetë pas transferimit për trajtim të mëtejshëm në Nish të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric. Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut, thotë REL.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 128 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë. Me viktimën që ka konfirmuar Gjuric, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë është rritur në dy.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore