
Shkencëtarët kinezë zbulojnë anti-trupat e fuqishëm kundër Covid 19
Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash për të cilët thonë se janë "tepër të efektshëm" për të bllokuar aftësinë e koronavirusit që të depërtojë në qelizat e njeriut.
Ekspertët thonë se ky mekanizëm mund të ofrojë shpresa për të kuruar dhe parandaluar COVID-19. Zhang Linci dhe ekipi i tij në Pekin shpjegojnë se një ilaç që përmban anti-trupat në fjalë mund të jetë më i efektshëm se sa trajtimet e tjera, si për shembull përdorimi i plazmës me anti-trupat e personave që janë shëruar, pasi përdorimi i plazmës është i kufizuar në bazë të grupit të gjakut.
"Rëndësia e anti-trupave është provuar në mjekësi prej dekadash. Ato përdoren për të kuruar kancerin, apo çrregullime auto-imune si dhe sëmundje ngjitëse. Prandaj kemi shpresa se anti-trupat që kemi zbuluar mund të jenë shumë të efektshëm për pacientët me koronavirus si për mjekimin ashtu edhe për parandalimin e infeksionit," thotë Dr. Zhang Linci, i cituar nga VOA.
Ekipi shkencor filloi të analizonte anti-trupat që në janar, duke mbledhur mostra gjaku nga pacientë me COVID-19.
Ky ekip po punon për t?i kombinuar anti-trupat e zbuluar me anti-trupa të tjerë për të ulur rrezikun e mungesës së efikasitetit nëse koronavirusi shfaq mutacione.Anti-trupat nuk janë të krahasueshme me rolin e vaksinës, por mund t?u jepen personave në rrezik me qëllim që të mbrohen nga infeksioni.
Nëse studimet rezultojnë pozitive, anti-trupat mund të prodhohen në masë për prova me kafshët dhe më pas me njerëz.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Shpiket maska inteligjente: Mat temperaturën dhe frymëmarrjen dhe të paralajmëron rrezikun e Covid

The Economist: Shqipëria do të tkurret në 26% deri në vitin 2050

Ekspertët: Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
