Lukaku: A ishte e nevojshme që një lojtar i Juves të dilte me COVID-19 që të ndalej futbolli?

Në këtë kohë stresuese për shkak të COVID-19, sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, nuk i kursen batutat.

Belgu ka befasuar me deklaratën e tij, gjatë bisede në Instagram, organizuar nga Puma me Tierry Henry. Ai ka “thumbuar” autoritet që vendosën ta pezullonin Serinë A kur u zbulua me koronavirus Daniele Rugani, edhe pse nuk ia përmend emrin.

“Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë, nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre? Megjithatë ishte e nevojshme që lojtari i Juventusit të ishte pozitiv që futbolli të ndalej. A është kjo normale? Jo, nuk është normale. E pranoj që futbolli më mungon, por tani gjëja e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Gjithçka tjetër është sekondare. Më mungon më shumë ritmi i garës, konkurrenca me kundërshtarin, stadiumi plot, dashuria e publikut. Po përfitoj nga ky moment për të analizuar performancat e mia të fundit, në përgjithësi, gjithçka që kam bërë në gjashtë muajt e fundit. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni në futboll “.

Ai tregon edhe për idhullin e tij. “E doja shumë Adrianon, i cili bëri gjëra të shkëlqyera me fanellën e Interit. Kujtimet e mia të para për futbollin ndërkombëtar kthehen në Kupën e Botës 1998, kur Ronaldo Fenomeni tregoi se kishte një klas më të lartë. Pastaj ai shkoi te Real Madridi. Sa i përket gjeneratës së mëvonshme të sulmuesve në Europë, admirova Henry dhe Drogba.”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.