Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Koronavirusi infekton globin, mbi 1 milion të prekur në të gjithë botën

Koronavirusi po përhapet me ritme të frikshme në të gjithë botën, ku sot numri i të infektuarve ka kapur shifrën e frikshme, duke i kaluar 1 milionë banorë në mbarë globin.

Sipas të dhënave zyrtare, të vdekur janë 51 354 persona, ndërsa të shëruar janë 210191. Kjo shifër është arritur pa përfunduar java, madje është akoma e enjte.

Vendi më i prekur deri më tani është SHBA me 235747 e ndjekur nga Italia me 115242, Spanja 110238, Gjermania 84264, Kina 8158 dhe më pas vjen Franca me 59105.

Ndërsa lidhur me shifrat dramatike të vdekjeve, kryeson Italia me 13915 viktima e ndjekur nga Spanja me 10096, SHBA 5604, Franca 4503, Kina 3318, Irani 3160 dhe Britania 2921.

Në Shqipëri janë regjistrua 16 viktima deri në këto momente.

[gallery ids="1020201,1020200,1020202,1020203"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore