Foto/ Festë me drogë dhe vajza gjysmë të zhveshura, në pranga se thyen karantinën

Nëntë persona u arrestuan pasi policia bastisi një banesë ku po zhvillohej një festë me vajza gjysmë të zhveshura, alkool dhe drogë, duke thyer rregullat e vendosura nga autoritete tajlandeze për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Festa u organizua në Phuket, Thailand, një nga zonat ku COVID-19 është përhapur më shumë.

Fotografitë tregojnë se vajzat ishin të veshura me bikini, kurse djemtë me pantallona të shkurta dhe po notonin në një dhomë të vogël.

Për më tepër që agjentët gjetën edhe kokainë dhe kanabis në çatinë e ndërtesës, ku gjithashtu po zhvillohej festa.

Policia shkoi në vendngjarje pasi fqinjët u ankuan për zhurmën që të rinjtë po bënin.

Nga policia u ndaluan tre britanikë, një australian, një amerikan, një ukrainas, tre ukrainase dhe pesë tajlandeze.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.