E frikshme/ Nga 15 teste, 12 të infektuar me koronavirus nga 2 familje në Shkodër

12 raste me koronavirus janë regjistruar sot në Shkodër, duke e kthyer kryeqendrën e veriut në një vatër të infektuarish

Sipas të dhënave nga 15 testime me tampon që janë bërë sot, 12 kanë dalë pozitiv.

Të gjithë janë pjestarë të familjes së dy rasteve të infektuara që dolen sëfundmi në lagjet Kiras dhe në Dobraç. Nëse deri ditën e djeshme në qytet ishin vetëm 2 të infektuar, brenda pak orëve rezultuan me Koronavirus edhe 12 persona të tjerë.

Deri më tani në Shqipëri janë 277 raste të konfirmuara sipas të dhënave që ministria e Shëndetësisë i raporton çdo 24 orë dhe 16 viktima.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.