“Zot si nuk pate mëshirë…”, miqtë e 28-vjeçarit shqiptar që vdiq në Itali përlotin rrjetin (FOTO)

Miqtë e luçjan Elezit, shqiptarit që vdiq në banesën e tij në Itali kanë përlotur rrjetin me dedikime prekëse.

Në shumë statuse në rrjetet sociale, miqtë dhe të njohurit e tij kanë shkruar vargje prekëse, teksa shtojnë se ishte shumë shpejt që i njohuri i tyre të shkonte në Parajsë.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.

Gjendja e tij kur ishte shtruar në spital kishte qenë e rënduar, por me kalimin e ditëve përmirësimet kishin qenë të dukshme, dhe testi i parë e kishte nxjerrë atë negativ me Covid19, ndërsa priste të bënte testin e dytë konfirmues. Gazeta SHQIP i shpreh ngushëllime familjes

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.