Vendim i paqartë/ Mes shiut dhe të ftohtit, 20 shqiptarë të bllokuar në kufirin grek

Ndonëse ambasada e Greqisë në Shqipëri një ditë më parë përmes një deklarate tha se pala greke në doganë nuk i ndalonte shtetasit shqiptarë, madje se nuk do të penalizohen EDHE në rast se ju mbaron afati i lejes së qëndrimit, në doganën e Kakavijës sot raportohen sërish probleme.

Të paktën 20 shqiptarë janë bllokuar në doganën e Kakavijës që prej orës 02:00 të mëngjesit. Mes tyre ka dhe fëmijë. Moti i keq dhe i ftohti po kthehet në një torturë të vërtetë për shqiptarët që janë riatdhesuar nga Greqia. Ata kërkojnë që autoritetet shqiptare të veprojnë sa më shpejt.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.