Thaçi shpjegon përse u tërhoq nga propozimi për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, komentoi propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe përse vendosi që të tërhiqej.

“Tërheqja ndodhi pas krijimit të rrethanave të reja. U tërhoqa nga propozimi pas përplasjeve mes partnerëve të koalicionit dhe zhvillimeve brenda të qeverisë. Kishte përpjekje për t’i dhënë konotacion politik të paqëndrueshëm propozimit të tij. Rrethanat e reja më shtynë të zhvilloj konsulta shtesë.”, tha Thaçi duke shtuar “Mendoj ende se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet. Jemi në orë policore me vendim antikushtetues. Kishte shkelje të rëndë të kushtetutës nga ana e kryeministrit Kurti”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.