‘Tërmet’ në tregjet e aksioneve/ Rënie pikiatë, nuk ishte parë që prej 1987-ës 

Tregjet e aksioneve në gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së koronavirusit.

Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë me 23 për qind – e kjo është rënia më e madhe e regjistruar në një tremujor që nga viti 1987. Një situatë e ngjashme u pa dhe me indeksin e Londrës, FTSE 100, i cili ka rënë për 25 për qind. Indeksi S&P 500, i cili mat performancën e aksioneve të 500 ndërmarrjeve të mëdha, të listuara në bursat në Shtetet e Bashkuara, ka humbur 20 për qind të vlerës gjatë tremujorit të kaluar – goditja më e madhe kjo që në vitin 2008.

Tërmeti në tregje vjen pasi autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e shumicës së aktiviteteve, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se goditja në ekonominë globale ka të ngjarë të jetë më e keqe sesa kriza financiare e 2008-ës.

“Mbetemi shumë të shqetësuar për parashikimin negativ të rritjes globale në vitin 2020”, deklaroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.