SHBA/ Humb jetën nga COVID-19 foshnja 6 javëshe, viktima më e re në botë

Një foshnjë vetëm 6 javëshe ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke u bërë kështu viktima më e re në SHBA.

Fëmija humbi jetën në shtetin e Konektikatit në javën e kaluar, ndërsa testet treguan se ishte infektuar me COVID-19.

Guvernatori i Konektikatit, Ned Lamont, e përshkroi lajmin si absolutisht të trishtueshëm dhe tha se foshnja besohet se është një nga njerëzit më të rinj në moshë që vdesin nga sëmundja.

“Testimet konfirmuan se foshnja ishte infektuar me COVID-19. Kjo është shumë trishtuese. Ne besojmë se ai është viktima me moshë më të re në botë, që humbi jetën si pasojë e komplikacioneve nga COVID-19”, ishte mesazhi i guvernatorit në Twitter.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.