Në kohën e koronavirusit “shpërthejnë” vdekjet/ Sulmohet në shtëpi ish-ylli i Arsenalit!

Ish-ylli i Arsenalit dhe Chelsea, Ashley Cole u sulmua nga një bandë grabitësisht  të maskuar brenda në shtëpinë e tij. 39-vjeçarit mësohet se iu vodhën nga rezidenca mjaft bizhuteri të shtrenjta. Hajdutët, me maska në fytyrë dhe veshje kamuflazhi kishin hyrë nga pjesa e pasme e godinës.

Një person pranë tij tha për gazetën se “ishte një përvojë e tmerrshme. Grabitësit dukeshin shumë profesionistë dhe e dinin me saktësi se çfarë po bënin.

Ata duhet ta kenë shënjestruar qëllimisht Ashleyn dhe e kanë thurur me kujdes planin që përpara.”Të tjerë burime pretendojnë se Cole u kërcënua dhe u lidh në karrige gjatë grabitjes, por kjo ende nuk është provuar, shkruan The Sun.

Edhe pse nuk ka marrë asnjë lëndim nga incidenti, ish futbollisti anglez ka mbetur “tmerrësisht i tronditur”. Policia është ende në kërkim të bandës, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa fqinjë të 39-vjeçarit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.