Krizë në Britani/ 1 milion biznese rrezikojnë falimentimin, bankat refuzojnë…

Kriza e koronavirusit ka prekur edhe sistemin bankar dhe bizneset në Britaninë e Madhe. Mediat shkruajnë se bankat e “pangopura” po kërcënojnë të ardhmen e rreth 1 milion bizneseve, pasi refuzojnë të japin kredi sipas skemës së emergjencës, përcaktuar nga qeveria për të shpëtuar firmat e goditura për shkak të koronavirusit.

Bizneset kanë deklaruar për “Mail Online” se huadhënësit e aprovuar të Thesarit po përfitojnë nga kriza, duke ofruar norma interesi 7-30 për qind për kreditë e emergjencës, edhe pse norma bazë në Britani aktualisht është 0.1 për qind.

Një pjesë tjetër theksojnë se huadhënësit nuk pranojnë t’u japin ndihmat e emergjencës, nëse ata kanë para në bankë.

Pronarë të tjerë thonë se kërkohet edhe një lloj garacie nëse duan të marrin shuma të mëdha mbi 250 mijë paund. Për të aplikuar për një shumë të tillë, kërkohet të vihet si garancia shtëpia që ata zotërojnë.

Ndërsa disa pronarë biznesi thonë se u është refuzuar kërkesa, pasi kanë aplikuar për shuma më të vogla se 25 mijë paund.

Tina Mussell, pronare e “Parlor Farm Kitchens” në Cirencester deklaroi se ajo ishte paralajmëruar nga “NatWest” se mund t’i refuzohej një kredi emergjence, pasi biznesi i saj kishte humbur para në dy vitet e fundit.

“Në vitin 2008 ne si taskapagues i shpëtuam bankat, tani kërkojmë ndihmë nga to”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.