Kanë shumë para, por Dua Lipa jeton me të dashurin në një apartament të thjeshtë (FOTO)

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka folur për izolimin në shtëpi, për shkak të krizës së koronavirusit.

Ajo po qëndron në një apartament të thjeshtë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, pasi u kthye në Londër nga turneu i saj në Australi.

Duke folur për “Good Morning Britain” të mërkurën, shqiptarja u shpreh se gjërat po shkojnë mirë pasi po kalon shumë kohë me të dashurin 4 vite më të vogël.

“Është mire. Unë dhe i dashuri im jemi mësuar me shtëpinë. Udhëtojmë shumë dhe jemi mësuar me shtëpi të ndryshme. U ktheva nga Australia dhe menjëherë nisi edhe izolimi këtu në Britani dhe u detyrova të gjeja një vend”, tha Dua.

 

Ylli i muzikës e pranoi se “kriza e ka bërë atë që të rivlerësojë stilin e jetës së saj. “Ne të gjithë jemi duke mësuar të bëjmë një hap prapa. Jo gjithçka duhet të jetë kaq e afërt “, tha ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.