Ju ka gënjyer njeri sot? Ja si Robert Berisha bie pre e gënjeshtrës për 1 prill (FOTO)

Këngëtari i njohur,, Robert Berisha, po qëndron i izoluar në një konvikt në Prishtinë që prej 19 marsit.

Kjo pasi u kthye nga një udhëtim që kishte bërë në Amerikë dhe rrezikonte të ishte i infektuar me koronavirua.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, këngëtari ka treguar se nuk po kalon aspak mirë sepse kushtet janë të vështira dhe e ka marrë malli për familjen e tij.

Prandaj, një miku i tij ka përfituar nga situata dhe i ka bërë Robertit një lojë, të cilën Roberti duket se e ka ngrënë.

Shoku i tij e ka marrë në telefon sot për 1 prill dhe i ka thënë se për 1 orë do të dalë nga konvikti.

Roberti e mori me të vërtetë dhe reagoi i gëzuar, megjithatë çdo gjë rezultoi një gënjeshtër .

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.