Fshati nuk pyet për koronavirusin, Rama nxjerr shifrat e eksporteve bujqësore

Të gjithë janë në izolim. Por, kjo pandemic më shumë është urbane, sesa rurale. Kjo ka bërë që në fshatrat e Shqipërisë, situate të mos jetë si në qendrat e mëdha të vendit. Madje, këtë ka lënë të nënkuptohet edhe vetë kryeministri Rama, që përmes një statusi në facebook shkruan se në fshat punohet.

Ja statusi i plotë i Ramës:

🔴 SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT

🔴 Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

🔴 Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

🔴 Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.

🔴 Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.